Sigurimi shëndetësor për policët pritet të zgjidhet në fund të këtij viti

Mos i humb

 

Problemi i mungesës së sigurimeve shëndetësore për policët dhe për strukturat e tjera të shërbimeve publike pritet të zgjidhet në fund të këtij viti.

Këtë e kanë pohuar zyrtarë nga Qeveria e Kosovës.

Për këtë gjë kryeministri Haradinaj të hënën gjatë një konference për medie fajin ua ka hedhur qeverive të kaluara. Sipas tij, kjo çështje për shkak të neglizhencës ka mbetur pa u zgjidhur.

“Kemi gjetur shumë punë të pazgjidhura. Ka implikime të mëdha buxhetore dhe kalimi në këtë etapë, pra kemi hyrë në punë dhe ne jemi duke u përballur seriozisht me këto tema. Arsyeja se pse e bëjmë është se nuk mundemi më qe 20 vjet dhe nuk mundemi të presim më shumë”, ka thënë ai, shkruan Zëri. Të pyetur se pse ka ngecur ky problem deri më tani zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë përgjigje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit