Simpoziumi Ndërkombëtar i Tiranës mbi parandalimin e krimit

Mos i humb

Simpoziumi Ndërkombëtar i Tiranës për Parandalimin e Krimit ngriti siparin sot, duke mbledhur ekspertë, studiues, praktikues, politikëbërës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Të pranishmit u mblodhën për të diskutuar tendencat më të fundit, sfidat dhe praktikat më të mira në parandalimin e grupeve të krimit të rëndë dhe të organizuar për të rekrutuar të rinjtë dhe për të krijuar zgjidhje më të qëndrueshme për t’i larguar të rinjtë nga krimi dhe nga rreziqet e emigrimit të parregullt.

I organizuar për herë të parë simpoziumi 3-ditor (15-17 Mars 2023) është bashkëorganizuar nga Ambasada Britanike në Tiranë, projekti Perspektiva të Reja dhe projekti Rilidhja e Rinisë dhe Shoqërisë Shqiptare (RAYS).

Ai është një mundësi për ekspertët dhe palët e interesuara për të eksploruar mekanizmat parandalues dhe për të shkëmbyer praktikat më të mira.

“Eksplorimi i mënyrave për të devijuar të rinjtë nga kriminaliteti dhe migrimi i parregullt janë dy nga prioritetet tona kryesore. Ne duhet të fokusohemi shumë më tepër tek ata që kërkojnë të shfrytëzojnë të rinjtë – trafikantët dhe grupet e krimit të organizuar. Ato përfaqësojnë një rrezik real për të rinjtë dhe i ekspozojnë ata ndaj rreziqeve dhe një rrethi vicioz të krimi të rëndë dhe të organizuar”, tha ambasadori Britanik në Shqipëri Alastair King Smith në çelje të simpoziumit.

Folësit kryesorë në Simpozium parashtruan tema të ndryshme që lidhen me parandalimin e krimit dhe diskutuan ndërhyrjet me fokus të rinjtë që ofrojnë zgjedhje pozitive për të rinjtë, parandalojnë angazhimin e tyre në krimin e rëndë dhe të organizuar dhe adresojnë faktorët dhe nxitësit kryesor që i shtyjnë të emigrimit të parregullt.

Ekspertët theksuan njëzëri se forcimi i partneriteteve dhe bashkëpunimit midis palëve të interesuara, ndërtimi i rrjeteve dhe shkëmbimi i eksperiencave midis ekspertëve në vende të ndryshme do të kontribuojë në zhvillimin e strategjive dhe politikave më efektive që do t’i devijojnë të rinjtë nga krimi dhe rreziqet e emigrimit të parregullt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit