Të paktën tre persona kanë humbur jetën gjatë sulmit me bombë të kryer në qytetin Jarabulus në veri të Sirisë.
Burimet lokale theksojnë se në qendër të Jarabulusit, të cilin pjesëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) me mbështetje të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) e çliruan nga organizata terroriste DEASH, shpërtheu një mjet që më herët ishte montuar në një motoçikletë.
Forcat e sigurisë të premten mbrëma lokalizuan mjetin shpërthyes në motoçikletë, i cili ishte i parkuar. Në terren u dërguan çminues, të cilët humbën jetën duke tentuar të çmontojnë mjetin shpërthyes, ndërsa edhe një person u plagos.
Njësitet e sigurisë që veprojnë pranë Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) konsiderojnë se prapa sulmit qëndron organizata terroriste YPG/PKK.