Siri, regjimi vazhdon sulmet në Idlib

Mos i humb

 

 

Regjimi i Bashar al-Asadit dhe grupet e huaja që e mbështesin kanë vazhduar sulmet tokësore dhe ajrore ndaj vendbanimeve civile brenda kufijve të “zonës së deeskalimit” në Idlib të Sirisë.

Siç njoftojnë gazetarët e AA-së në Idlib, regjimi i Asadit dhe grupet e huaja përkrahëse të regjimit, kanë kryer sulme me raketahedhëse dhe me bomba me fosfor. Forcat e regjimit kanë kryer edhe sulme artilerike ndaj qytezës Latamne dhe fshatrave Marekbe dhe Arbain në Hama si dhe ndaj fshatit Kefer Hamra të zonës rurale veriore të Halepit.

Drejtori i Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) në Bidama, Husam Zallito në deklaratën për AA tha se “Në sulmet e djeshme në orët e vonta të natës ndaj vendbanimeve civile, një civil ka humbur jetën ndërsa të paktën 8 të tjerë janë plagosur”.

Idlibi, nën kontrollin e opozitarëve ushtarakë dhe grupeve të armatosura kundër regjimit në pjesën veriperëndimore të Sirisë, u shpall “zonë e deeskalimit” në takimin e mbajtur më 4-5 maj 2017 në Astana. Pavarësisht kësaj, regjimi sirian dhe Rusia vazhdojnë të ndërmarrin sulme ajrore në rajon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit