Kouchner optimistë se Rama ka rol vendimtar në bisedimet Kosovë-Serbi

Mos i humb

Ish-shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Bernad Kouchner, ka thurur lavde për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për rolin e tij në prapaskenë lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në shumë aspekte, qeveria e kryeministrit shqiptar Edi Rama i ka tejkaluar pritshmëritë dhe ka arritur disa standarde të cilët do të vihen në negociatat formale. Shqiptarët – përfshirë shqiptarët etnikë në shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor – janë mes entuziastëve më të mëdhenj për BE-në”, shkruan Kouchner për Euractiv.

“I nxitur nga kjo përkrahje në vend, Rama ka qenë në gjendje që të ndikojë mbi zhvillimet në rajon. Është e drejtë të thuhet që pa inkurajimin e tij, mund të mos kishte ndodhur aktivizmi bazë që çoi përfundimisht në zgjedhjen e një qeverie reformiste në Maqedoni, dhe marrëveshja me Greqinë do të kishte vazhduar së qeni e pamundur”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit