Siri, vitin e kaluar janë vrarë mbi 10 mijë civilë

Mos i humb

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), njoftoi se në vitin 2017 në Siri pjesa më e madhe e 10 mijë e 204 civilëve të vrarë, ishin nga regjimi i Bashar al Asadit.

Në raportin e SNHR-së, thuhet se si pasojë e torturave, përleshjeve dhe sulmeve, vitin e kaluar në Siri kanë humbur jetën 2.298 fëmijë, 1.536 femra, gjithsej 10 mijë e 204 civilë.

Nga torturat dhe sulmet e kryera nga regjimi të Asadit, vitin e kaluar kanë vdekur 754 fëmijë, 591 femra dhe 4.148 civilë, bëhet e ditur në raportin në fjalë.

Në raport gjithashtu theksohet se nga organizata terroriste PYD/ PKK kanë humbur jetën gjithsej 316 civilë prej të cilëve 58 fëmijë dhe 54 femra ndërkaq nga organizata terroriste DEASH kanë humbur jetën 281 fëmijë, 148 femra dhe 1 mijë e 421 civilë.

Sipas raportit, nga sulmet e forcave ruse, kanë humbur jetën 439 fëmijë, 284 femra dhe 1.436 civilë, ndërsa nga koalicioni ndërkombëtar kundër DEASH-it, kanë humbur jetën 521 fëmijë, 332 femra, gjithsej 1.759 civilë.

Si pasojë e luftimeve mes forcave opozitare dhe grupet kundër regjimit, humbën jetën 47 fëmijë, 30 femra dhe 211 civilë.

Nga ana tjetër, bëhet e ditur se nga 913 civilët e vdekur të paidentifikuar 198 janë fëmijë dhe 97 femra.

Vdekjet më të shumta janë në fshatrat e Damaskut

Sipas raportit, në fshatrat e Damaskut janë vrarë 2.019 civilë, në Rakka 1.512, në Halep 1.352, në Dejrizor 1.324, në Idlib 1.256, në Dera 882, në Hama 852, në Haseke 198 dhe në krahinën Kunajtra 28.

Gjithashtu njoftohet se si pasojë e torturave në vitin 2017 kanë humbur jetën 232 civilë, 211 prej të cilëve nga regjimi.

Në raport, poashtu bëhet e ditur që duhet bërë presion vendeve si Rusia, Irani dhe Libani për të ndërprerë mbështetjen me armë për regjimin e Asadit dhe u kërkua nga Rusia, që si garantues për Asadin, të parandalojë përpjekjet e regjimit për të penguar marrëveshjet për zonat e deeskalimit. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit