Sistemi rus s-400/ Turqia e teston me sukses

Mos i humb

Greqia: Turqia jashtë unionit doganor

Teksa rriten tensionet në Mesdheun Lindor dhe Ankaraja po përgatitet të kërkojë për depozita hidrokarburesh në det, Athina po reagon diplomatikisht.

Situata me COVID-19 në Kosovë: 657 të vdekur, 1 mijë e 770 raste aktive

IKSHPK ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me bilancin me COVID-19 në Kosovë. Numri i Përgjithshëm i...

Shtatzëni e shëndetshme – Fëmijë të shëndetshëm

Pritja e ëmbël e një foshnje është një përvojë e mbushur me emocione nga më të ndryshmet. Përjetohet një...

Gjykata e la në burg, çfarë tha në sallë vrasësi i Niko Goros

Gjykata ka lënë ditën e sotme në burg Kliti Lekën, i cili dyshohet se ekzekutoi biznesmenin Niko Goro në Himarë.

Turqia, anëtare e NATO-s ka testuar sistemin e saj të përparuar të raketave të mbrojtjes ajrore të prodhuar nga Rusia, thanë media turke, duke rrezikuar një acarim të ri me Shtetet e Bashkuara.

Televizioni Haber, që është pranë qeverisë, tha në faqen e tij të internetit se ushtria e Turqisë provoi sistemin rus S-400 të mbrojtjes ajrore ruse në provincën Sinop të Detit të Zi. Zyrtarët ushtarakë dhe të mbrojtjes turke kanë refuzuar të komentojnë raportet. Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se nëse raportet janë të sakta, ai “dënon fuqimisht” provën.

Një zyrtar amerikan tha të premten se SHBA beson se Turqia përdori tre raketa në provë – të gjitha goditjet të suksesshme. Uashingtoni ka paralajmëruar Ankaranë se rrezikon sanksionet e SHBA nëse sistemi S-400 aktivizohet. Ankaraja këmbëngul se ajo u detyrua të blinte sistemin rus pasi Uashingtoni refuzoi t’i shesë atij sistemin patriot të SHBA. Ajo argumenton gjithashtu se është e drejta sovrane e Turqisë për të blerë sistemin që dëshiron. Rusia i dorëzoi Turqisë sistemin e mbrojtjes vitin e kaluar. Turqia fillimisht kishte thënë se S-400 do të hynte në funksionim në prill, por e shtyu aktivizimin e tij.

Gjatë një vizite në Turqi në fillim të këtij muaji, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përsëriti se sistemi i prodhuar nga Rusia, i cili thuhet se i ka kushtuar Turqisë 2.5 miliard dollarë, nuk mund të integrohet në sistemin e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s. Turqia pritej gjerësisht ta provonte sistemin këtë javë, pasi lëshoi njoftime paralajmëruese që anijet dhe avionët të shmangnin atë zonë në Detin e Zi. Presidenti amerikan Donald Trump është nën presion nga ligjvënësit për të sanksionuar Turqinë lidhur me marrëveshjen S-400.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Frikë nga mbyllja? Rriten shitjet e letrës higjienike dhe dezinfektantët në Gjermani

Rriten sërish shitjet e letrës higjienike dhe dezinfektuesit në Gjermani. Kështu ka deklaruar zyra e Statistikave, teksa shteti me ekonominë më të...

Policia Rrugore me Lamborghini Huracàn: Padova-Romë në tre orë!

Policët Rrugorë në Sant’Agata Bolognese kanë transportuar një veshkë nga Padova në Rome për 3 orë, gjatësi e cila zakonisht përshkohet për 5...

I frikshëm apo i mahnitshëm? Pamjet e hotelit më të veçantë

Nëse po kërkoni një vend pranë detit, dhe larg njerëzve, atëherë ky hotel në Suedi është i duhuri për ju.

Korea e Jugut përballet me një kllaster të ri infeksionesh me COVID-19

Një kllaster infeksionesh përreth zonës së Seulit të Madh i ka shkaktuar Koresë së Jugut edhe një sfidë tjetër për të luftuar...

Meksika miraton ligj për të siguruar qasjen e qytetarëve në plazhet e vendit

Meksika miratoi një ligj i cili kërkon që pronarët e tokave të lejojnë qasjen për qytetarët nëpërmjet tokave të tyre në plazhet...