Zemaj bashkë me policët dhe Inspektoratin mbyllin disa kafiteri në Prishtinë

Mos i humb

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, mbrëmë bashkë me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin, kanë mbyllur disa kafiteri në Prishtinë, që shkelnin rregullat- grumbullim i madh në hapësirë të vogël, në kundërshtim me masat anti covid.

Zemaj ka shkruar në Facebook se respektimi i masave anti covid, është obligim për të gjithë qytetarët dhe për të gjitha bizneset private ku mund të ekzistojë rreziku i përhapjes së virusit vdekjeprurës.

“Shifrat e frikshme në tërë Evropën dhe rekomandimet e institucioneve tona, ka mobilizuar organet për zbatimin e masave anti covid.

Kushdo që shkel masat anti covid, do të përballet me sanksione dhe pasojat e shkeljes së këtyre rregullave”, ka shkruar ai.

Përndryshe, kafiteritë që janë mbyllur janë në rrugën “Rexhep Luci”, në “Rrugën B”, te “Kafet e Vogla” dhe te “Kafet e rakisë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit