Situatë alarmante në Zvicër: 8.616 infeksione dhe 24 vdekje për një ditë

Mos i humb

Numri i infeksioneve të reja me koronavirus ka njohur sot një ngritje edhe më të madhe, pas një serie prej numrash mbi 5.000 në ditë, që ishte regjistruar gjatë një jave.

Kështu, të mërkurën, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 8,616 raste të reja brenda 24 orëve.

Shkalla e pozitivitetit në rastet e testuara është 28 për qind. 149 persona janë shtruar në spital gjatë 24 orëve të fundit dhe 24 veta kanë vdekur nga Covid-19.

Mesatarja e 7 ditëve të fundit është 5994 raste në ditë, që është 88 për qind më shumë se në javën e kaluar.

Shkalla mesatare e pozitivitetit në 7 ditët e fundit është 23.4 për qind.

Numri i testimeve në një mesatare 7-ditore është 26,029 teste në ditë dhe kështu është rritur për  37 për qind krahasuar me javën e mëparshme.

Kantonet aktualisht raportojnë 1990 persona që janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19.

Kjo është 88 për qind më shumë se në javën e kaluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit