“S’ka arsye që çmimi të bëhet më i larti në rajon”, Tabaku para mbledhjes së ERE-s: Të mos kthehet kriza e korrupsionit në krizë të buxhetit familjar

Mos i humb

Deputetja e PD Jorida Tabaku me anë të një video-mesazhi në Facebook ka folur para mbledhjes së sotme të ERE-s për shtyrjen e vendimit të rritjes së çmimit të energjisë për kalimin e fsahës 800kWh në muaj.

Tabaku deklaroi se nuk ka arsye që çmimi i energjisë të bëhet më i larti në rjaon, ndërsa i bëri thirrje ERE-s që të veprojë sipas funksionit të saj kushtetues dhe në interes të qytetarëve.

Sakaq, ajo tha se “qeveria ka fonde për të mos rritur çmimin” dhe mund të mos e kthejë këtë krizë nga një krizë korrupsioni në krizë të buxhetit familjar.

“Sot bordi do mari një vendi për shtyrjen e vendimit me një muaj. Kërkresa ime qëndron e njëjtë, nuk ka nevojë për rritjen 4 herë të çmimit të enegjisë.

Nuk ka nevojë që shtresa e mesme të behet shtresa më e tarifuar në Shqipëri për energjinë.

Argumentet që dhashë 2 javë më parë janë ato që ERE po përdor sot për të shtyrë vendimin me 1 muaj. ERE duhet të ushtrojë funksionin e saj kushtetues dhe të mbrojë interesin e qytetarëve.

Nuk ka arsye që çmimi i energjisë të bëhet më i larti në rajon. Informacionet tregojnë që qeveria i ka fondet që mos ta kthejë këtë krizë nga një krizë korrupsioni në krizë të buxhetit familjar”, tha Tabaku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit