Skandali me pagat, Rama: Pronarët e mediave dhe bizneseve do të përballen me burg

Mos i humb

TIRANE– Kryeministri ka komentuar sot gjatë konferencës me gazetarët skandalin me publikimin e pagave dhe të dhënave personale të qytetarëve.

Duke e konsideruar si ngjarje të shëmtuar dhe shqetësuese, Rama ka deklaruar se kush fshihet pas skandalit të daljes së pagave, do të përgjigjet para ligjit.

Po ashtu Rama u ndal edhe te pagat e larta në media, për të cilat shton se ka qenë në dijeni. Rama paralajmëroi administratorët e mediave dhe bizneseve se kanë afat deri në 20 janar për të bërë deklarimet e sakta, në të kundërt përballen me burg.

“Me pagat ka ndodhur së fundmi një ngjarje shumë e shëmtuar dhe natyrisht shumë shqetësuese. Por pjesa kriminale e ngjarjes është një pjesë që i takon prokurorisë dhe po heton. Kam arsye të besoj se së shpejt do të kemi rezultate dhe kush e ka bërë do të përgjigjet para ligjit.

Në këndvështrimin më afatmesëm kjo ngjarje mund të quhet edhe siç do ta përktheja jo çdo e keqe vjen vetëm për keq. Natyrisht ekspozimi i të dhënave është i papranueshëm, por nga ana tjetër sot ka një pasqyrë domethënëse në sytë e të gjithë atyre që kanë pasur ta shohin dhe askush nuk do të mund të ma thotë që po sulmojnë askënd, duke filluar nga mediat, pagat tuaja. Kemi kohë që e dimë.

Nuk është një situatë kjo e ngjashme me atë që ka qenë më parë, por është e papranueshme. Askush nuk do të ma thotë dot se po sulmojmë mediat. Duke filluar nga ato kompani që japin paga fiktive të rregullojnë deklarimet. Tatimet do të nisin një letër për të gjithë tatimpaguesit me deklarime mosbesuese, duke iu kërkiuar që të vetërregullohen deri në 20 janar, që është data e deklarimeve të reja. Në rast mosrregullimi do të ketë hetim të thelluar për evazion dhe shkon në burg. Në këtë aspekt ne faktikisht kemi përgatitur një plan para se të ndodhte kjo, ne nuk mund të vazhdojmë të presim gradualitet sepse kemi zgjedhur gradualitetin vit pas viti për vetërregullimin”, deklaroi Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit