Skandali mjedisor në Shijak, Meta: Rilindasit i marrin taksat banorëve dhe i helmojnë me plehra

Mos i humb

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar qeverinë se po kryen masakër mjedisore në zonën e Shijakut, teksa është lejuar djegia e qindra tonelatave me mbeturina.

Meta theksoi se edhe pse qytetarët kanë paguar miliona euro “rilindjen” e Edi Ramës, në këmbim nuk morën kurrë inceneratorë, por janë duke marrë helmimin.

Ilir Meta: Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë pasi dje në mbrëmje rreth orës 22:00 në mënyrë të qëllimeshme janë djegur tonelata me plehra të cilat kanë qenë të depozituara në hapësirën mes Hardhishtës, Romanatit. Kjo është bërë qëllimisht natën në mënyrë që gjatë natës të mos kishte shumë reagime, të mos kishte mundësi për politikanët të reagonin. Ndërkohë që të gjithë banorët e Shijakut e dinë presionin që u bëhet për të mos folur për depozitimet e paligjshme që bëhet pranë shtëpive të tyre.

Është e qartë se si funksionojnë këto kompanitë e bashkive rilindasve, siç është e qartë e gjithë skema e inceneratorëve me në krye Ramën.

Qytetarët paguajnë më shumë taksa për pastrimin dhe nuk marrin shërbimin, por marrin helmimin.

Unë kam marrë disa herë foto dhe mesazhe nga banorët e atij komuniteti për situatën mjaft të rëndë me plehrat dhe mbetet. Sot në mëngjes nuk po i besoja pamjeve që më dërguan derisa shkova vetë. Pasi morën vesh që po shkoja atje, u nisën dy zjarrëfikëse për të fikur zgjarrin.

Ajo që është më e rënda që tregon kapjen e shtetit është reagimi i Policisë së Shijakut pas vajtjes sime atje, ku tregon se një person A.M ka djegur disa goma dhe materiale të tjera. Atje edhe ndonjë bombë të kishte rënë nuk do të ishte ajo ndotje e jashtëzakonshme.

Është edhe më i rëndë reagimi i kryerilindasit të Shijakut. Ti marrësh taksat popullit tënd dhe ta kthesh atë zonë të mrekullueshme në një vend terrori ndaj qytetaëve që të mos protestojnë për plehrat që ua depozitojnë si male para shtëpive të tyre, është shumë e rëndë dhe e papranueshme

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit