Skulptori sirian shkëmbin e kthen në libër historie dhe dërgon mesazh për paqe

Mos i humb

Skulptori Ibrahim Abu Zeyd ka kthyer shkëmbin gjigant në një vepër të vërtetë arti dhe në një mënyrë të veçantë dërgon mesazhin e paqes nga qarku jugor sirian Dera.

Abu Zeyd në një bisedë për Agjensinë Anadolli thotë se nuk është ndalur së punuari as gjatë luftës dhe se për 11 vite punon në gdhendjen e artefakteve historike në shkëmbin e rëndë 117 tonësh.

Dera është nën kontrollin e opozitës siriane, kurse pothuajse tërësisht është e shkatërruar nga sulmet ajrore dhe artilerike të forcave besnike të presidentit sirian Bashar al-Assad.

Duke e emëruar me emrin special “Dashuri dhe paqe botës”, skulptori Abu Zayd thotë se më parë me vinç ka bartur shkëmbinj në oborr pranë shtëpisë dhe së pari në të kishte gdhendur maketën e Qabesë.

Në gurë janë gdhendur edhe një numër artefaktesh historike të cilat i përkisnin qytetërimeve të vjetra nga zona e Kinës, Babilonisë, Egjiptit, Jemenit dhe Iranit ndërsa Abu Zeyd shpjegon se gurët i gdhend me përkushtim, duke mos lënë asnjë vend të zbrazët.

“Me skulpturë merrem që nga fëmijëria. Që në shkollë fillore u dashurova me gurët dhe fillova me gdhendjen, kurse më vonë kjo dashuri kaloi në profesion”, tha Abu Zeyd, i cili për shkëmbin e tij thotë se është libri më i madh i histrorisë në botë.

Abu Zayd tregon se në kohën e sulmeve më të ashpra të forcave të regjimit të Asadit është detyruar përkohësisht të largohet nga qyteti por sërish është kthyer dhe ka vazhduar me gdhendjen e gurit, të cilat gjithashtu janë dëmtuar nga predhat.

“Jeta vazhdon, pavarësisht të gjithave. Kam vazhduar të punojë dhe në pjesët e zbrazëta të shkëmbit mendoj të gdhend disa vepra të qytetërimit grek dhe romak”, ka thënë Abu Zayd./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit