Sot shkarkohen zyrtarë të lartë shtetërorë

Mos i humb

Pas vendimit për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, kryeministri Haradinaj ka nisur veprimet.

Ai është shprehur i befasuar që nuk ka pasur njohuri për këtë vendim, dhe mbrëmë deri vonë ka zhvilluar mbledhje me zyrtarë të ndryshëm shtetëror.

Klan Kosova ka mësuar se gjatë ditës së sotme Haradinaj do t’i shkarkojë disa nga zyrtarët e lartë shtetërorë.

Edhe pse nuk ka asgjë zyrtare, raportohet se mund të shkarkohen Flamur Sefaj ministër i Brendshëm, dhe Driton Gashi, shef i AKI-së.

Se do të ketë shkarkimi e ka konfirmuar edhe vet kryeministri Haradinaj pas përfundimit të mbledhjeve, pak para mesnatës.

Njohuri rreth deportimit të gjashtë gylenistëve nuk kanë pasur as kryeparlamentari Veseli, dhe presidenti Thaçi.

Disa nga të deportuarit janë udhëheqës të kolegjit Mehmet Akif.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit