Spanja dhe Portugalia të kënaqur nga konsensusi mbi paketën e shpëtimit të BE-së

Mos i humb

“Arritëm një marrëveshje shumë të madhe për Spanjën dhe Evropën”, tha kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, në deklaratën për media.

Ai theksoi se kanë arritur marrëveshje në çështjet themelore për t’iu përgjigjur krizës COVID-19.

Sanchez më tutje pohoi se nga marrëveshja e arritur të gjithë kanë përfituar dhe se BE-ja ka dalë nga mbledhja duke u përforcuar.

Spanja, ndër vendet që do të marrë më së shumti fonde bashkë me Italinë, gjithsej do të marrë 140 miliardë euro prej të cilëve 72.7 miliardë euro janë ndihma të drejtpërdrejta.

“Një shenjë besimi për rimëkëmbjen sociale”

Nga ana tjetër, kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa, marrëveshjen e arritur e cilësoi si “një shenjë besimi për rimëkëmbjen sociale”.

Costa theksoi se kanë zhvilluar mbledhjen e dytë më të madhe në historinë e BE-së.

Sipas paketës së dakorduar, paketa e shpëtimit do të jetë në vlerë prej 750 miliardë euro.

Prej tyre mjete të pakthyeshme janë 390 miliardë euro, kurse huatë janë 360 miliardë euro për 27 vende anëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit