Gjatë dy ditëve të kaluara roja bregdetare spanjolle ka shpëtuar 825 persona dhe ka gjetur katër kufoma në ujërat e Mesdheut.
Migrantët janë shpëtuar nga dhjetëra varka me ndihmë të së cilave kanë tentuar të kalojnë Mesdheun dhe të arrijnë në ndonjë nga vendet evropiane.
Nga rojet bregdetare bëhet e ditur se migrantët nga vendet afrikane janë shpëtuar nga 69 varka.
Kohët e fundit Italia nuk lejoi anijen Aquarius me 629 migrantë të shpëtuar në Detin Mesdhe të ankorojë në portin e tyre.
Të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare për Migracion tregojnë se që nga fillimi i vitit 13.808 migrantë përmes detit kanë arritur në Itali. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishte 61.201.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, nga fillimi i vitit në ujërat e Mesdheut jetën e kanë humbur 792 migrantë. /Rtv Islam/


