Specialja fton edhe një ish-ushtar të UÇK-së në Hagë!

Mos i humb

Është rritur numri i ish-veteranëve të UÇK-së të ftuar nga Gjykata Speciale.

I fundit që ka marrë ftesë nga Specialja është Ahmet Rrahmanaj nga fshati Bubë i Komunës së Malishevës

Këtë të ditur e ka bërë Organizata e Veteranëve të Luftës, të cilët kanë thënë se ftesa është bërë publike me kërkesë të vetë Rrahmanajt.

OVL e UÇK-së ka bërë të ditur se Rrahmanaj do të udhëtojë në Hagë në muajin maj.

Kujtojmë se ftes për tu paraqitur para zyrave të Specializuara të Prokurorisë tashmë kanë marrë një numër i madh i ish-ushtarëve të UÇK-së, në mesin e tyre edhe figura të larta politike në vend.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit