Sri Lankë, 5 të vdekur nga moti i keq

Mos i humb

Sipas vlerësimeve të para të paktën 5 persona e kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e tokës dhe goditja e rrufesë, të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

Në një deklaratë nga zyrtarët e Qendrës për Menaxhimin e Fatkeqësive thuhet se 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të tokës dhe 3 të tjerë nga goditja e rrufesë.

Më shumë se 1.000 persona janë evakuuar për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut ndërsa qeveria paralajmëroi për rrëshqitje të tokës në 5 rajone.

Departamenti i Meteorologjisë paralajmëroi popullatën për bubullima dhe reshje të vazhdueshme dhe i bëri thirrje të marrë masa për të minimizuar dëmet e shkaktuara nga goditja e rrufesë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit