Stamboll, qytetarët nesër do të zgjedhin kryebashkiakun e ri

Mos i humb

Nesër mbi 10.5 milionë votues në Stamboll do të dalin në votime për të zgjedhur kryebashkiakun e ri të Stambollit.

Në Stamboll nesër mbahen votimet për kryebashkiakun e ri pasi Këshilli i Lartë i Zgjedhjeve (YSK) vendosi më 6 maj “përsëritjen e zgjedhjeve dhe anulimin e mandatit të kandidatit të Partisë Republikane Popullore të opozitës (CHP), Ekrem İmamoğlu” në kuadër të kërkesës kundërshtuese që AK Partia bëri pas zgjedhjeve të përgjithshme lokale që u mbajtën në Turqi më 31 mars.

Në këto votime garojnë kandidatët Binali Yıldırım nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) i ‘Aleancës Popullore‘, kandidati Ekrem İmamoğlu nga Partia Republikane Popullore e opozitës (CHP) i ‘Aleancës së Kombit‘ si dhe kandidati Necdet Gökçınar i partisë Saadet dhe kandidati Mustafa İlker Yücel nga partia Vatan.

Listat e votuesve të përdorur në votimin e zhvilluar më 31 mars do të jenë të vlefshme edhe në këto votime pa u bërë ndonjë ndryshim. Ndërkohë për shkak se ky votim është në cilësinë e zgjedhjeve të përsëritura thuhet se nuk do të mund të votojnë ata që kanë mbushur moshën 18 vjeç gjatë kësaj periudhe dhe ata që sapo kanë ardhur nga ushtria.

Në 39 rajonet e Stambollit do të votojnë 10.560.963 votues në 31.342 vendvotime, nga të cilat 156 mobile dhe 62 në burgje. Ndërkohë që për votuesit që janë të sëmurë, me probleme shëndetësore janë formuar kutitë mobile të votimit në të gjitha rajonet e Stambollit.

Procesi i votimit në qytet do të fillojë në orën 08.00 dhe do të përfundojë në 17.00 sipas kohës lokale.

AA do të ndjekë rivotimet për kryebashkiak të Stambollit që do të mbahen nesër (23 qershor) dhe në mënyrë objektive dhe të besueshme do të informojë abonentët e saj.

Për zgjedhjet e së dielës AA do të raportojë përmes servisit të cilat ofrojnë lajme në 13 gjuhë, si në gjuhën turke, angleze, franceze, spanjolle, ruse, arabe, shqipe, gjuhën perse, indoneziane, BHS (boshnjakisht, kroatisht, serbisht), maqedonisht, indonezisht, gjuhën sorane dhe kurmane.

Rezultatet e zgjedhjeve nuk do të mund të publikohen deri kur Këshilli i Lartë i Zgjedhjeve (YSK) të heqë ndalesën e publikimeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit