Anulimi i zgjedhjeve, Presidenti Meta i përgjigjet Kuvendit

Mos i humb

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka kthyer përgjigje kreu të komisionit të ligjeve, Ulsi Manja lidhur me dekretin e nxjerrë prej tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në përgjigjen e tij, kreu i shtetit thekson se vendimi është marrë në mbështetje të plotë me dispozitat kushtetuese dhe në mbrojtje të parimeve themelore që burojnë prej saj.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Ky dekret është botuar në fletoren zyrtare e për pasojë është i njohur dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë përfshi këtu edhe Kuvendin. “ thuhet në shkresën që kreu i shtetit  i dërgon kreut të komisionit të ligjeve, përmes sekretares së përgjithshmë të institucionit, Ornela Zonja.

“Presidenti i Republikës garanton Kuvendin se është në detyrë  dhe i gatshëm që me përgjegjësi të plotë të ndërmarrë të gjitha vendimet e rëndësishme që do të diktojë situata dhe interesi më i mirë i vendit. “ citohet në përgjigjen e Metës për Kuvendin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit