“S’të kam votuar kurrë”! Rama publikon SMS-të e qytetarit, ja si i përgjigjet

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama vijon komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët, përmes rrjeteve sociale, teksa këta të fundit i drejtohen për probleme të ndryshme. Së fundi, kreu i qeverisë ka publikuar në “Facebook” bisedën me një qytetar, i cili i kërkon ndihmë, pasi nuk i kanë lidhur kontratë dritash dhe ka tre muaj në errësirë me nënën invalide dhe vajzën dy vjeçe.

Pas këtij mesazhi drejtuar Ramës, duket se qytetari ka gjetur zgjidhje dhe për këtë i dërgon kryeministrit një tjetër mesazh, ku e falënderon dhe i thotë se ndihet i turpëruar, pasi nuk ka votuar kurrë për Partinë Socialiste.

Në përgjigjen e tij, Rama thotë se nuk e bëri këtë që ai ta votojë, por që një gjë të tillë ka dëshirë ta bëjë për të gjithë.

“Më vjen shumë mirë që problemi u zgjidh. As nuk të pyeta për kë ke votuar, as nuk e ndoqa hallin që të më votosh mua, po sepse e bëj këtë me të gjithë edhe pse do doja të bëja shumë më tepër për të gjithë! Të jeni mirë familjarisht”, i thotë Rama.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit