Stoltenberg më 16 prill do të vizitojë Turqinë

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg më 16 prill do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se Stoltenberg do të takohet me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Hulusi Akar, ministrin e Jashtëm Mevlüt Çavusoglu dhe ministrin e Mbrojtjes, Nurettin Canikli.

Pritet që në takimet e sekretarit të përgjithshëm në rend dite të jenë çështjet si marrëdhëniet Turqi-NATO-s, operacioni “Dega e Ullirit”, lufta kundër terrorizmit, përgatitjet për Samitin e Brukselit 2018 dhe çështjet rajonale./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit