Suedi, Magdalena Andersson hyn në histori si kryeministrja e parë e vendit

Mos i humb

Liderja e Partisë Social Demokrate, Magdalena Andersson, mori votëbesimin në Parlamentin e Suedisë dhe u bë kryeministrja e parë femër e vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një votim në parlament, 174 deputetë votuan kundër dhe 117 pro qeverisë së koalicionit të përbërë nga Partia Social Demokrate dhe Partia e të Gjelbërve.

Qeveria e koalicionit nën kryesimin e Andersson mori votëbesimin për shkak se votat “jo” mbetën nën 175.

– Ish-kryeministri Löfven dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë më 4 nëntor

Ish-kryeministri suedez, Stefan Löfven, i cili me 4 nëntor u largua nga drejtimi i Partisë Social Demokrate, kishte propozuar ministren e Financave, Magdalena Andersson, për formimin e qeverisë së re.

Në atë datë Andersson u bë edhe lidere e Partisë Social Demokrate.

Andersson, lindi në qytetin Uppsala në vitin 1967. Gjatë periudhës 2009-2012 ajo ushtroi detyrën e drejtoreshës së përgjithshme të Zyrës së Taksave të Suedisë dhe që nga viti 2014 ajo kreu detyrën e ministres së Financave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit