Suedia kritikon Rusinë për rritjen e tensioneve në Ukrainë

Mos i humb

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde tha se është e papranueshme rritja e tensioneve në Ukrainë dhe përreth saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Linde u takua me ministrin e Mbrojtjes Peter Hultqvist dhe mbajti një konferencë për media.

Në fjalën e saj, Linde foli për krizën Rusi-Ukrainë. “Rusia po rrit tensionet përreth Ukrainës. E shoh të papranueshme që Rusia të kërcënojë sistemin e sigurisë së disa vendeve të Evropës”, tha Linde.

Ajo vuri në dukje se kanë planifikuar të tërheqin ushtarët e tyre në Mali dhe se zhvillimet politike në këtë vend kanë “shkuar keq”.

“Administrata e juntës aktuale ka shtyrë për 5 vite zgjedhjet që duhej të mbaheshin në shkurt. Jemi dëshmitarë se kompania ruse Wagner është vendosur në vend dhe se e marrim shumë seriozisht këtë. Për këtë arsye planifikojmë të tërheqim ushtarët suedezë nga vendi”, tha Linde.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit