Çavuşoğlu i shpreh ngushëllime homologut të tij nga EBA lidhur me sulmet në Abu Dhabi

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu i shprehu ngushëllime dhe i uroi të shkuara ministrit të Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Abdullah bin Zayed Al-Nahyan lidhur me sulmet e djeshme në Abu Dhabi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga ministria thuhet se Çavuşoğlu dhe homologu i tij i EBA-së, Al-Nahyan zhvilluan një bisedë telefonike.

Në bisedë, Çavuşoğlu shprehu ngushëllime për personat që humbën jetën dhe u plagosën në sulmin e ditës së djeshme si dhe i uroi të shkuara homologut të tij.

Gjithashtu Çavuşoğlu dhe Al-Nahyan diskutuan edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe disa çështje rajonale.

Të paktën 3 persona humbën jetën ndërsa 6 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit në 3 cisterna karburanti nga një sulm me dron që u krye dje në zonën Musaffah të Abu Dhabit, kryeqytetit të EBA-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit