Sugareski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, prioritet kryesor

Mos i humb

Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, në gjatësi prej 13 kilomterave është prioritet kulmor për Qeverinë dhe për momentin bëhet riprojektim i dokumentacioneve tanimë të përpunuara, me qëllim që të largohen të gjitha parregullsitë dhe para fundit të vitit të ardhshëm të fillojë ndërtimi”, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

Ai tha se në vitin 2016 është nënshkruar marrëveshje për riprojektik të autostradës, ndërsa kanë vendosur që të mënjanohen të gjitha mangësitë të cilat mund të paraqiten në ndërtim.

“Prandaj morën rreth një milionë euro me të cilat duhet të bëhet riprojektim që të shmangen të gjitha lëshimet të cilat janë në dokumentacionin projektues”, tha Sugareski, duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve.

Ai shtoi se është paraparë njoftim në trasën e pjesë së autostradave në pjesën e zonave industriale dhe varrezat e reja që duhet të bëhen./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit