Suhareka fillon peticionin për mbylljen e kazinove, Muharremaj fton kryetarët ta ndjekin si shembull

Mos i humb

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka lajmëruar se sot fillon nënshkrimi i peticionit për shfyqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatiti.

Me këtë rast, Muharremaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të komunës që ta nënshkruajn këtë peticion.

“Ashtu siç kam paralajmëruar, ne do të fillojmë me Peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatit. Ne jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe të vendosur me të gjitha subjektet politike të Komunës së Suharekës. I ftoj të gjitha subjektet politike pa dallim, OJQ-të dhe secilin prej jush, ta nënshkruajmë peticionin, në pikat që vendosen sot në qytet, Mushtisht dhe fshatra të tjera”, ka shkruajtur Muharremaj në profilin e tij zyrtarë në facebook.

Më tutje, ai u ka bërë thirrje edhe kryetarëve të komunave të Kosovës që të veprojnë njejtë si Suhareka në mënyrë që ato peticione t’i dërgojnë në Parlamentin e Kosovës dhe me nënshkrimet e mbledhura ta bëjnë shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

“Kërkoj edhe nga kryetarët e komunave tjera që të na bashkangjitet apo edhe të vetëorganizohen, në shfuqizimin e ligjit përmes një peticioni qytetar ku do ti dorëzohet Parlamentit të Kosovës. Ne jemi të vendosur dhe jemi gjithmonë në mbrojtje të sigurisë dhe interesave të qytetarëve”, ka shkruajtur Muharremaj.

Ndryshe, ky peticion do të filloj në ora 11:00, është i vendosur në qytet në fshatin Mushtishtë dhe në disa fshatra të tjerë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit