Zhvendoset protesta, turma niset te Policia e Tiranës

Mos i humb

Me nisjen e seancës së Kuvendit ka nisur edhe protesta e gjashtë opozitës. Protesta u zhvillua jashtë godinës së Parlamentit për tre orë e 30 minuta, ndërsa më pas protestuesit u zhvendsën drejt ambienteve të Policisë së Tiranës. Gjatë protestës tek Parlamenti u dëgjuan thirrje kundër qeverisë. Protestuesit tentuan të çajnë tre herë kordonin e policisë dhe ia dolën në tentativën e katërt. Megjithatë policia arriti ta neutralizonte shpejt situatën. Gazetari Klajdi Bodlli raporton për “BalkanWeb” se janë protestuesit e Unazës së Re ata që u konfrontuan fillimisht me policinë. Ndërsa Dorjana Bezat thotë se policia po bën gati ndërhyrjen me autobote.

Protestuesit mbajnë pankarta në duar dhe flamuj kombëtar. Që në nisje u hodhën shashka, tymuese dhe bidona uji në drejtim të policisë. Përplasje raportohet të ketë pasur edhe në afërsi të Ministrisë së Brendshme, aty ku banorët e Unazës së Re u përplasën me policinë që kishte vendosur kordon, e nuk lejonte kalimin drejt Parlamentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit