Sulm me autobombë në Siri, 4 të vdekur

Mos i humb

 

 

Në qarkun Dana të qytetit Idlib në veriperëndim të Sirisë, përpara ndërtesës së një organizate për ndihmë me qendër në SHBA ka shpërthyer një autobombë. Si pasojë e sulmit humbën jetën 4 persona ndërsa 10 të tjerë u plagosën.

Drejtori i Mbrojtjes Civile në Idlib (Helmetat e Bardha) Mustafa Haxh Jusuf në një deklaratë për AA tha se një autobombë është aktivizuar përpara një organizate për ndihmë në qarkun Dana të qytetit Idlib.

“Në sulmin përpara ndërtesës së organizatës për ndihmë kanë humbur jetën 4 persona, njëra prej tyre grua, ndërsa 10 të tjerë janë plagosur”, thotë Jusuf.

Të plagosurit janë dërguar në spitalet përreth, ku janë marrë nën kujdes mjekësor.

Si pasojë e sulmit me autobombë një numër i shtëpive përreth kanë pësuar dëme.

Mësohet se sulmi në fjalë ka ndodhur përpara organizatës për ndihmë me qendër në SHBA, International Rescue Committee (Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit).

Por, organizata ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me sulmin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit