Sulm vetëvrasës në Afganistan, të paktën 26 të vdekur

Mos i humb

Nga një shpërthim vetëvrasës në kryeqytetin afgan, Kabul, sot kanë humbur jetën të paktën 26 persona, njoftuan media zyrtare dhe lokale.

Nusrat Rahimi, zëvendës zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, konfirmoi se një vetëvrasës me bombë shënjestroi një tubimi të Nevruz (Festival Pranveror) në lagjen Karta-e-Sakhi në kryeqytet, duke vrarë 26 persona, kryesisht civilë dhe policë.

Sipas radios lokale Azadi, të paktën 18 persona u plagosën në sulmin.

Vendi i shpërthimit është afër një faltoreje e cila konsiderohet si e shenjtë nga bashkësia etnike Shia Hazara, ku mbahet mbledhja vjetore për të shënuar Nevruzin.

Nuk ka patur pretendime të menjëhershme të përgjegjësisë, por komuniteti Hazara ka qenë në listën e goditjeve të militantëve pro-DEASH-it.

Festivali i Nevruzit më 21 mars është festuar për më shumë se 18 shekuj anembanë Anadollit dhe Azisë.

Festivali i 21 marsit festohet kryesisht në Iran, Afganistan, Indi dhe në Azerbajxhan, vendet e Kaukazit si dhe në Shqipëri dhe Maqedoni.

Festivali, i cili konsiderohet si pararendës i pranverës, është një ditë ndërkombëtare kulturore e njohur nga OKB-ja./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit