Sulme ajrore në Idlib, të paktën 14 civilë të vdekur

Mos i humb

Të paktën 14 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore ditën e djeshme dhe sot në disa fshatra të qytetit sirian, Idlib.

Mustafa Haj Yusuf, drejtor i Mbrojtjes Civile në Idlib (Helmetat e Bardhë), në një deklaratë për AA tha se, “Si pasojë e sulmeve ajrore të avionëve rusë mbrëmë në Han es Subul humbën jetën 9 persona, ndërsa të paktën 10 persona u plagosën”.

Ai duke treguar se sulmet që shënjestrojnë vendbanimet civile kanë vazhduar edhe sot, tha se “Sot në orët e pasdites avionët luftarak rusë sulmuan fshatrat Kefer Battih dhe Serce të Idlib ku humbën jetën të paktën 5 persona, në mesin e të cilëve 2 gra dhe një fëmijë”.

Haj Yusuf tha se punimet e ekipeve të mbrojtjes civile për kërkim shpëtim kanë përfunduar, ndërsa të plagosurit janë transferuar në qendrat e shëndetësisë në rajon. Ai bëri të ditur se qendra e mbrojtjes civile në Eriha është dëmtuar nga sulmet ajrore dhe është jashtë përdorimit.

Nga burimet e mbrojtjes civile në Idlib, mësohet se në një muaj të fundit në zonën jokonfliktuale të Idlibit kanë humbur jetën të paktën 110 civilë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit