Të paktën 235 persona kanë humbur jetën në një sulm me bombë ndaj një xhamie në qytetin Arish në rajonin e Sinait në Egjipt.
Siç njoftohet nga agjencia zyrtare e lajmeve, 235 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 109 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit në xhaminë Ravda.
Burimet e sigurisë theksojnë se sulmi ka ndodhur pas namazit të xhumasë.
Në ndërkohë, Presidenca e Egjiptit ka shpallur tri ditë zie kombëtare.
Pritet që presidenti egjiptian Abdulfettah es-Sisi të mbajë një mbledhje të sigurisë me ministrin e Mbrojtjes, ministrin e Brendshëm dhe kreun e inteligjencës./8Kosova Post/