Sulmi rus, ambasadori i Ukrainës në Tiranë: Do të mbrohemi, faleminderit për mbështetjen!

Mos i humb

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymor Shkurov dha një konferencë për shtyp në lidhje me sulmin rus ndaj vendit të tij.

Pasi publikoi disa foto nga sulmi ai tha se hapësira ajrore e Ukrainës është zënë teksa po ndodh agresioni rus.

Sot Rusia ka kryer agresion ndaj Ukrainës. Bombardimet janë kryer mbi objekte ushtarake por edhe në qytete paqësore.

Ky është akt lufte, sulm ndaj integritetit dhe sovranitetit territorial të Ukrainës. Sulm ndaj hartës së OKB.

 Është shpallur gjendje ushtarake në të gjithë territorin, është mbyllur hapësira veriore.

Në kufijtë me Bjellorusinë dhe Rusinë po kryen luftime ushtarake.

Janë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë. Presidenti ka paraqitur ligjin për mobilizim të përgjithshëm ushtarak“, tha ai.

Shkurov falenderoi Shqipërinë për mbështetjen dhe pozicionimin krah Ukrainës.

Aktualisht mbështetjen zyrtare ndaj Ukrainës kanë shprehur Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, ministrja e jashtme, populli shqiptar në përgjithësi shpreh mbështetjen ndaj Ukrainës.

Për këtë ju falënderoj. Ne nuk do ta dorëzojmë pavarësinë dhe sovranitetin tonë.

Do ta mbrojmë Atdheun tonë me të gjithë mënyrat“, tha ai duke kërkuar nga Perëndimi më shumë sanksione ndaj Rusisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit