Sulmoi besimtarët te xhamia Dine Hoxha, Apeli jep vendimin për agresorin

Mos i humb

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën që avokati mbrojtës i Rudolf Nikollit bëri pak ditë më parë, që ai të shtrohej në spitalin psikiatrik duke e liruar nga burgu

Avokati i Rudolf Nikollit, i cili në 19 prill plagosi me thikë 5 persona në xhaminë Dine Hoxha në Tiranë, kërkoi lirimin nga qelia të tij dhe shtrimin e tij në spitalin psikiatrik.

Avokati Isuf Shehi depozitoi kërkesën në Gjykatën e Apelit të Tiranës, e cila është rrëzuar.

Rudolf Nikolli është lënë në burg me kërkesë të prokurorisë, ku akuzohet për veprën penale “veprime për qëllime terroriste”, pas sulmit në xhami, ku plagosi 5 besimtarë myslimanë.

Në lidhje me ngjarjen vetë familjarët tha se veprimi i tij nuk ka të bëjë aspak me radikalizëm, por se ai ka probleme të shëndetit mendor, që i ka shfaqur prej 6 muajsh dhe nuk kurohej.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit