Burri ekzekutoi gruan në Elbasan, fqinjët: U tmerruam! Çiftit i kishte vdekur një djale në aksident

Mos i humb

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Elbssaan ku 58-vjeçari Koço Buzo vrau me armë bashkëshorten e tij Liljana Buzo, dhe plagosi dy persona të tjerë, në afërsi të Gjykatës.

Mësohet se vite më parë çifti Buzo kishte humbur një djalë në një aksident automobilistik. Fqinjët shprehen të tmerruar nga ngjarja, ndërsa thonë se nuk kanë qenë në dijeni të problemeve që ka pasur çifti dhe as për faktin se ata kanë qenë në proces divorci.

“Shumë e respektuar ka qenë, na ka ardhur shumë keq”, shprehet një prej fqinjeve të Luljeta Buzos.

“U tmerruam nga ajo që dëgjuam, atyre iu kishte vdekur dhe një djalë disa vite më parë në një aksident, kohët e fundit Luljeta nuk jetonte këtu, nuk e pata parë”

“Gjithë natën nuk na zinte gjumi, asnjë nuk do të ndahet nga e mira, do ketë hequr keq“, tregon një tjetër banore e lagjes ku jetonte çifti Buzo.

Mësohet se prej disa kohësh, për shkak të problemeve të vazhdueshme, viktima kishte ardhur të jetonte në një shtëpi me qera në Tiranë.

Ndërkohë autori ka thënë para policisë se ai ishte xheloz dhe se i kishte kërkuar bashkeshortes më përpara që të mos shkonte në gjykatë për të kërkuar urdhër mbrojtje për dhunë në familje.

“I pata thënë q nuk ke për t’u ndarë prej meje. Donte të më fuste në burg”, mësohet se u shpreh Koço Buzo. Në gjendje të rënduar psikologjike pas krimit 58-vjeçari ka thënë se gruaja donte që të ndahej prej tij dhe këtu kishte nisur zanafilla e konfliktit. Çifti ka dy djem dhe një vajzë të martuar, ndërkohë që një prej fëmijëve pa të gjithë skenën e vrasjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit