“Sytë ua mbyll paraja”, Rama heq përgjegjësinë nga vetja, akuza inspektorëve për ndërtimet pa leje: Me satelitët do kemi mundësi…

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim për mediat u ndal edhe tek ndërtimet pa leje, ndërsa u shpreh se me satelitët do të krijohet mundësia për të parë çdo parregullsi.

Kryeministria Rama nuk i ka kursyer kritikat edhe për inspektorët duke theksuar se i shesin shtetit një realitet të paqenë duke bërë letra false në këmbim të ryshfetit.

“Nuk është detyra ime të shoh kate edhe pse të gjithë jemi mësuar që t’i ndjekim këto procese por është e pamundur të vijojmë të mbetemi pre e boshllëqeve të një procesi shtetndërtimi dhe krijimit të institucioneve.

Për të gjitha ata që na kanë përqeshur për satelitet sot lajmi është që do kemi një kryeinspektorat në qiell që nuk ka kushërinj, parti dhe i cili ka një sy që i sheh të gjitha.

Një detaj që ministri në gjithë renditjen e gjerave që do bëjë ky kryeinspektor nuk e solli në vëmendje është se me satelitë nuk do ketë mundësi të ndërtohen kate pa leje pa u vënë re në monmetin kur do nisin sepse kanë kapacitetin të shohin çdo volum të ngritur mbi sipërfaqen e tokës.

Nuk kanë sy fare për të parë kur një pallat në krah shton një kat apo 2 kate sepse sytë ua mbyll paraja.

Kjo gjë për t’u bërë pa teknologji kërkon shumë vite.

Teknologjia është bekimi I vendeve në zhvillim sepse jep mundësi të bëhen kapërcime të larta.

Do kemi mundësi të shohim gjithçka të monitorojmë të gjitha të mbjellat dhe nuk do jetë e lehtë”, tha më tej Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit