“Artistët flaken rrugëve”, Berisha: Ata që kënduan në tunel këngët e Ramës morën 23 mln lekë

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se në bashkëpunim me Gëzim Kalanë, president i bashkimit të Sindikatave të Pavarura dhe specialistë do të hartojnë planin e minimumit jetik për çdo profesion.

Në një takim me sindikatat Berisha tha se ndër kategoritë e përjashtuara nga vëmendja e Ramës janë dhe artistët.

Berisha tha se Rama shpërbleu me 23 milionë lekë këngëtarët që i kënduan te tuneli i Kardhiqit

“Në datën 5 është protesta e pedagogëve. Po le të pyesin veten, a mos janë mësuesit më mirë? Jo janë më keq. Po si janë mjekët dhe infermierët? S’kanë qenë siç janë sot. Isha dje në Gramsh, u ngrit mjekja dhe tha; Jam mjeke për 3 komuna.

Ne kishim para 5-6 vitesh një mjek për 1 mijë banor. Ikën masivisht mjekët. Ikin infermierët. Mjekja më dukej si misionare e madhe se dhe ajo mund të ikte. Këtij njeri asgjë nuk i bën përshtypje përkundrazi thotë; të marrim nga Bangladeshi.

Ju e dini mirë se si është gjendja e fshatit sot. Se çfarë drame luhet te ata fermerë. Falimentim i bizneseve të vogla. Ai program do hartohet bashkë me ju. Specialistët tanë do ju japin përgjigje më të mirë.

E kam të qartë se ju me shumë të drejtë doni të dini se cili është minimumi jetik i PD. Atë do e llogarisim bashkërisht zoti Kalaja. Nis bashkëpunimi. Ju shtroni çështjen e statusit. Të gjitha statuset do përpunohen me sindikatat.

Sot kisha artistë në zyrë. I konsideron të paqenë Edi Rama. Ata që këndojnë këngën e tij në tunel i shpërblen me 23 mln lekë. Kurse artistë të tjerë flaken rrugëve. Po, po. Ky është realiteti.”, tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit