LEZHE– Në 106 qendra votimi në të gjithë vendin po votohet për referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD.
Votimi ka nisur në orën 8:00 dhe pritet të përfundojë në 17:00.
Në Lezhë njëri prej mbështetësve të Bashës ka folur për mediat. Ai tha se pret pjesëmarrje masive për shkarkimin e Bashës.
“Është shpallur ‘non grata’ nga një qeveri në Amerikë, nesër pasnesër vjen qeveria që e do. Pres pjesëmarrje masive për shkarkimin e Bashës. Ajo duhet larguar se ka krijuar përçarje në PD. Me zgjedhjen e një kryetari të ri do të jetë më e bashkuar dhe e fortë. Votova për doktor Berishën.
Pres me e heq qafe atë faqe të zezë që bashkëpunon me Edi Ramën, janë bashkë të dy. Në Shqipëri erdhi Skënderbeu dhe bëri Besëlidhjen, erdhi doktor Berisha me bë Besëlidhjen. PD do të jetë shumë më e fortë”, u shpreh njëri nga anëtarët e PD në Lezhë.


