Tabaku: Konsumi i shqiptarëve mbetet tek ushqimi, ilaçet dhe shkollimi

Mos i humb

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaroi se edhe pas tre dekadave të rënies së komunizmit, konsumi i shqiptarëve mbetet tek ushqimi, ilaçet dhe shkollimi.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku tha se “nuk ka asnjë habi që taksat e larta që paguajmë nga konsumi tek tatimet mbi punën shkojnë ose për të paguar administratën e fryrë të qeverisë shqiptare por edhe pjesa e mbetur e paktë e atyre të ardhurave shkojnë në shumicë për çështje bazike”.

“E trishtë që ende 3 dekada pas rënies së komunizmit konsumi ynë mbetet tek ushqimi-ilaçet-shkollimi”, tha ajo.

Tabaku ofroi si zgjidhje të situatës luftën kundër korrupsionit dhe uljes së taksave.

“Si mund të ndryshojmë?

Duke ndryshuar sistemin.

Si ndryshohet sistemi?

Duke rrëzuar sistemin e kalbur të 3 dekadave përmes lirisë së tregut, mobilitetit social, luftës kundër korrupsionit dhe taksave të ulëta.

Receta perfekte për një shoqëri që kërkon të zhvillohet dhe një vendi që pasuron qytetarët dhe jo pushtetarët”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit