Rama: Dëshmitë e aftësive profesionale për drejtuesit e mjeteve, totalisht të digjitalizuara

Mos i humb

Duke nisur nga muaji janar, dëshmitë e aftësive profesionale për drejtuesit e mjetit do të jenë totalisht të digjitalizuara.
Kryeministri Edi Rama informoi sot se “këto formate të reja përfshijnë të dhëna sipas kodeve të BE-së, përmbajnë elemente të sigurisë dhe eliminojnë mundësinë e manipulimit të të dhënave”.
Po ashtu, Rama tha se formatet e reja janë rezistente dhe unifikojnë afatet e vlefshmërisë duke rritur ato 2-vjeçare në 5-vjeçare.
“Kartonat e rinj do të jepen për aplikimet e reja ose për rinovimet, dhe nuk do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë kartonat aktualë, deri në skadimin e afatit të tyre”, tha ai.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit