Tabaku: Ligj i ri sipas standardeve të BE-së

Mos i humb

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku kërkoi sot që të punohet për të përmirësuar legjislacionin në fushën e mbrojtjes së konsumatorit.

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Kombëtar të Integrimit, Tabaku u shpreh se procesi i integrimit ka në fokus qytetarin, i cili është përfituesi direkt i këtij procesi.

Në fushën e mbrojtjes së konsumatorit, Tabaku u shpreh se legjislacioni aktual është shpeshherë teknik dhe duhet të përkthehet në detyrime konkrete për ata që ofrojnë shërbime, por edhe për ata që mbrojnë konsumatorët.

Sipas saj “çështja e mbrojtjes së konsumatorit është shumëpalëshe dhe nuk lidhet vetëm me një fushë apo sektor të caktuar”.

“Ka detyrime që rrjedhin nga Kapitulli 1, 12 dhe 28. Në rastin e Shqipërisë kjo është një fushë që nuk është eksploruar si fushat e tjera, duke nisur me drejtësinë, gjyqësorin etj. Megjithëse e paeksploruar kjo fushë ka ndikimin të drejtpërdrejt mbi marrëdhëniet që krijojnë ofruesit e shërbimeve me konsumatorët”, tha ajo.

Tabaku shprehu shqetësimin se legjislacioni dhe politikat ekzistuese janë të organizuara jo mirë në këtë sektor.

“Ashtu sikurse thotë edhe Raporti i Progresit ne kemi nevojë për një ligj të thjesht, për disa parime që mbrojnë konsumatorin dhe të mos merremi me hartimin e strategjive 3 apo 4-vjeçare që zëvendësojnë njëra-tjetrën, por me praktika që sjellin ndryshime reale. Këto strategji duhet të përkthehen në detyrime konkrete për të dyja palët, por me një strukturë dhe ligj të thjesht”, tha Tabaku.

Tabaku shprehu shqetësimin se zbatimi i legjislacionit në Shqipëri në këtë fushë lë shumë për të dëshiruar.

“Rritet nevoja për të pasur një koordinim më të mirë mes institucioneve. Po ashtu, legjislacioni dytësor i hartuar nuk është në përputhje me legjislacionin europian. Ne akoma nuk kemi një raport në kuadër të procesit screening për kapitullin e mbrojtjes së konsumatorit, por shqyrtimi ka nisur, ndaj mendoj se jemi në kohë që legjislacioni i ri të jetë në frymën më të mirë të legjislacionit europian”, theksoi ajo.

Po ashtu, Tabaku theksoi se ligji për sigurinë e produkteve joushqimore ka disa mungesa që duhen trajtuar.

“Nuk mund ta shohim mbrojtjen e konsumatorit të izoluar që lidhet vetëm me cilësinë e produkteve, por edhe në raportin që ofrojmë në çmim. Për këtë arsye Autoriteti i Konkurencës duhet të luajë një rol parësor në të gjitha politikat për mbrojtjen e konsumatorëve nga çmimi. Kemi sektorin e sigurimeve që ka një çmim të njëjtë në çdo operator”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit