Tabaku: Popullsia e Shqipërisë është tkurrur me 1,3% në 2022

Mos i humb

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi se, popullsia e Shqipërisë është tkurrur me 1,3% në 2022.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se, largimi nga vendi është një nga problemet kryesore që ndikon në varfërimin e Shqipërisë.

“Popullsia e Shqipërisë është tkurrur me 1,3% në 2022 rënia më e madhe që nga lufta e dytë botërore dhe fatkeqësisht sot po largohen të rinjtë dhe forca aktive e punës.

7.% e të larguarve janë të rinj, pjesë e shtresës së mesme të arsimuar e pjesë e një grupi të jashtëzakonshëm që duhej të ishte forca kryesore për ndryshim.

Varfërimi i Shqipërisë nis që nga momenti i braktisjes së vendit nga rinia dhe nga plakja e shpejtë”, shkroi Tabaku.

“Shifrat për krizën demografike janë aty përpara syve të çdokujt, përpara tavolinës së qeverisë që refuzon të pranojë realitetin.

Shkaqet e emigrimit mbeten të njëjta prej mbi 10 vjet; korrupsioni, mungesa e lirisë ekonomike, zhdukja e mobilitetit social.

Ilaçi për sëmundjen e emigracionit mbetet lufta kundër korrupsionit, tregu i lirë, konkurrenca dhe meritokracia.

Nuk mund të ndërtojmë një Shqipëri evropiane nëse minojmë demokracinë dhe tregun e lirë, nëse subvencionojmë korrupsionin dhe mbështesim kleptokracinë.

Sot sfida më e madhe që ka ekonomia shqiptare, që po i humb çdo ditë mundësitë është emigracioni, sot sfida kryesore që ka politika është emigracioni”, shkruan Tabaku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit