Tahiri: Kosova ka ngecur në zbatimin e ligjeve për të drejtat e grave

Mos i humb

Edhe pse Kosova ka infrastrukturë ligjore që i rregullon të drejtat e grave, vendi ka ngecur në implementimin e ligjeve për trashëgimi dhe familje.

Kështu ka deklaruar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në punëtorinë e  kampanjës informuese “Barazia gjinore në Kodin Civil”  e organizuar nga kjo ministri me mbështetje Zyrës së  Bashkimit Europian në Kosovë.

Ministri i Drejtësisë, Ableard Tahiri ka theksuar se tradita dhe zakonet janë janë ato që ndikojnë në ndarjen e trashëgimisë në shoqërisë kosovare, dhe sipas tij  Kodi Civil do të krijohet një qartësi  dhe nivel më të lartë të sigurisë jurike për këto çështje.

Tahiri problematik e ka konsideruar  zvarritjen e proceseve gjyqësore dhe shkeljen e normave që kanë të bëjnë me trashëgiminë e pronës.

Ministri i Drejtësisë tha se e mbështet fuqishëm nevojën e aplikueshmërisë së ligjeve dhe nevojën për fuqizimin e gruas në pajtim me legjislacionin i cili njeh parimin e barazië gjinore.

Kurse, ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se shpesh herë garantimin e barazisë gjinore e kemi parë vetëm në aspektin si e drejtë morale jo si e drejtë e garantuar me ligj dhe e cila duhet të zbatohet.

Jahjaga tha Kosova ende përballet me një realitet të hidhur për gratë, ndonëse ekzistojnë ligje të cilat i garantojnë të drejtat e tyre.Sipas Jahjagës institucionet vendore përmes politikave dhe legjislacioneve përkatëse duhet të garantojnë ndryshime afatgjate që do  i japin fund varfërisë dhe varshmërisë së gruas.

Finalizimi i procesit të kodifikimit të Kodit Civil sipas Jahjagës  i kushton rëndësi të veçantë të drejtave të grave për trashëgimi dhe pronë , dhe nevojës së adresimit të problematikave që ballafaqohen kjo shtesë e shoqërisë.Haxhi Gashi, përfaqësues i projektit ë Kodit Civil tha se struktura e këtij kodi do përfshijë ligjet që janë bazë e të drejtave civile.

Sipas Gashit kodifikimi kontribuon në që t’i harmonizoj ligjet mes vete duke i zvogëluar keqinterpretimet mes ligjeve./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit