Takimi me Yuri Kim, kush e bëri hapin e parë? Meta: Nuk shikoj asnjë problem në këtë drejtim, përveç…

Mos i humb

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim, me të cilët vitin e kaluar pati tensione.

Sot ai u pyet se kush e bëri hapin e parë për përmirësimin e kësaj marrëdhënieve me ambasadoren e SHBA. Meta tha se nuk sheh asnjë problem në këtë drejtim.

“Nuk shikoj asnjë problem në këtë drejtim përveç forcimit të mëtejshëm, bashkëpunimit të mëtejshëm jo vetëm kundër trafikut të qenieve njerëzore, që është një problem tepër serioz dhe që vendi ynë e përjeton shumë për shkak të rritjes së numrit të qytetarëve tanë që largohen dhe për fat të keq dhe të fëmijëve të pashoqëruar nga prindërit të cilët bien shpesh pre e trafikantëve ndërkombëtarë që është një pasojë e madhe jo vetëm për shoqërinë tonë, sepse jo vetëm shkatërron të rinj, fëmijë, familje të ardhshme, por edhe shteron shumë prej energjive të mira të këtij vendi për zhvillim.

Lufta kundër trafiqeve duhet të jetë një prioritet për të gjithë ne këtu, për qeverinë, opozitën, parlamentin, e cila duhet të rrisë rolin kontrollues, padyshim në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar.

Trafikimi është një krim ndërkombëtar, ku trafikantë nga vend të ndryshme organizohen në mënyrë perfektë dhe ata nuk mund të ballafaqohen ndryshe veçse me një bashkëpunim më të fortë ndërmjet organizatave, duke mbështetur shoqërinë civile”, deklaroi Presidenti Meta.

Me Berishën do bëni opozitë më të fortë përballë Ramës?

Presidenti i Republikës Ilir Meta është ndalur në një prononcim për mediat pas aktivitetit të sotëm kundër trafikut të qenieve njerëzore. I pyetur për zgjedhjen e Sali Berishës në krye të PD-së dhe bashkëpunimin me të si opozitë, Meta tha se opozita më e mirë ndaj të gjithëve janë shqiptarët e ndershëm, duke folur më tej për bashkim.

“Mendoj se opozita më e mirë ndaj të gjithëve janë shqiptarët e ndershëm. Ata thjesht kanë nevojë për t’u bashkuar dhe për të çuar përpara vendin”, deklaroi Meta

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit