Taksa 100%, rriten çmimet ushqimore në Serbi

Mos i humb

Vendosja e taksës 100% nga qeveria e Kosovës vazhdon ta “dridhë” Serbinë.

Pasi shteti serb i humbë më shumë se 1 milion euro në ditë nga vendosja e kësaj takse, tani ky vendim i qeverisë së Kosovës ka bërë që në Serbi të rriten çmimet e produkteve ushqimore.

Analistët serbë përmendin dy arsye për rritjen e çmimeve që do të ndodhin nga java e ardhshme.

E para është vendosja e akcizës dhe taksa e Kosovës.

Vendosja e akcizës sipas ekspertëve serbë ka bërë që shpenzimet e prodhimit të jenë më të larta, ndërsa vendosja e taksës 100% nga autoritetet kosovare ka bërë që kompanitë serbe të përballen me telashe të shitjes së mallërave duke e ditur që Kosova ishte destinacioni i preferuar i produkteve serbe.

Madje, njohësit në Serbi paralajmërojnë që kjo situatë mund të tensionojë situatën në vend duke mos përjashtuar radikalizimin e protestave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit