Taksa ndaj Serbisë, Nexhat Daci: e drejtë, por kujdes me Amerikën!

Mos i humb

Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, njëherësh akademik Nexhat Daci, e ka quajtur si të drejtë taksën doganore ndaj Serbisë, por sipas tij, tashmë që po reagon dhe Amerika, duhet parë me kujdes nëse ajo duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi.

“Vendimi ka qenë revolucionar dhe mendoj shumë i arsyeshëm sepse më duhet të them që për herë të parë, edhe si kryetar i Akademisë, edhe kryetar i Parlamentit, e kam ndjerë vetën krenarë për Kosovën. Në kohën e duhur, një vendim i duhur. Kohëzgjatja e asaj është çështje krejtësisht politike, që unë mendoj e ka arrit 100 për qind efektet pamore politike. Dhe tani varet prej shtetit të Kosovës, prej udhëheqësve të Kosovës, prej kryeministrit, kryetarit të Parlamentit, presidentit, që ta analizojnë a është e dobishme në këtë formë të vazhdojë dhe i mbetët atyre ta vendosin”, tha Daci për Kosovapress, një politikan aktiv i pasluftës.

Ai sugjeron që nga qeveria të mbahet parasysh fakti se SHBA ka rolin kryesor në çlirimin e Kosovës.

“Të gjithë e dimë kush është faktori kryesor në çlirimin e Kosovës, kryesor, sepse ka pas kontribute të mëdha edhe vendore”, theksoi Nexhat Daci, kreu i Akademisë së Shkencave në Kosovë.

Komentet e tij vijnë një ditë pas Ambasada Amerikane në Prdshtinë, lëshoi një deklaratë ku i bëhej thirrje qeverisë Haradinaj që të shfuqizonte taksën. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit