Task Forca zvicerane: Maskat, të domosdoshme për të luftuar valën e dytë

Mos i humb

Task Forca zvicerane për Covid-19 ka publikuar një dokument të ri strategjik, i cili përshkruan masat që duhet të merren tani kur kemi një numër të rritur ndjeshëm të rasteve të infektimit rritet.

Aty thuhet se është veçanërisht e rëndësishme të zbatohen masat në një fazë të hershme para se rritja eksponenciale e infeksioneve të vështirësojë kontrollin mbi përhapjen e virusit.

Pas fushatave informuese, grupi i punës (Task Forca) rekomandon që maska mbrojtëse ​​të përdoret me detyrim në vend të trajtimit vullnetar që i është bërë deri më tani.

Kjo shihet e nevojshme veçanërisht në transportin publik dhe në lokalet ku nuk mund të mbahet distanca e nevojshme minimale, si dhe për personat mbi 60 vjeçarë dhe grupet e rrezikut.

Task Forca me këtë rast mbështetet në një dokument të mëparshëm i cili thotë se vendosja e maskës mund të zvogëlojë rrezikun e infektimit deri në 80 për qind.

Dokumenti në fjalë gjithashtu – në kundërshtim me deklaratat e hershme të BAG në fillim të pandemisë – thekson se mbajtja e maskës jo vetëm që mbron të tjerët, por edhe personin që mban maskën.

Ndër masat e mëtejshme në të cilat është fokusuar Task Forca zvicerane janë: izolimi i sërishëm i grupeve të rrezikuara, ndalimi i aktiviteteve me shumë njerëz dhe mbylljet e lokaleve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit