Të gjitha të fshehtat e takimit Trump-Putin

Mos i humb

Më 16 korrik, presidenti Trump do të zhvillojë takimin e tij të parë zyrtar me presidentin rus Vladimir Putin.

Udhëheqësit tashmë janë takuar jo zyrtarisht 2 herë – korrikun e kaluar, në kuadër të samitit të G-20 në Gjermani, dhe nëntorin e kaluar në takimin e APEC në Vietnam.

Takimi i parashikuar në Helsinki të Finlandës, vjen pas samitit të NATO-s në Bruksel, ku presidenti Trump përdori një ton konfliktual me aleatët.

Ai sulmoi aleatët e NATO-s, për mos shpenzimin mjaftueshëm për mbrojtjen kolektive, dhe për supozimin se ato kanë përfituar nga Shtetet e Bashkuara, duke veçuar Gjermaninë si anëtaren me problematike.

Aleatët evropianë po presin me nervozizëm samitin Trump-Putin, i cili ka të ngjarë të jetë një takim i përzemërt apo edhe i ndezur, për të parë nëse presidenti amerikan do të heqë realisht dorë nga angazhimet e tij ndaj aleatëve.

Ndryshe nga samiti me Kim, ku administrata kishte të paktën kishte disa objektiva të përgjithshme, në këtë rast s’ka asnjë agjendë të qartë.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Xhon Bolton tha në qershor se vetë takimi është një sukses. Dhe ky është sigurisht një pretendim minimal.

Është e paqartë se çfarë duan Shtetet e Bashkuara nga Rusia. Në fakt, Kremlini e ka kërkuar prej muajsh këtë takim. Putini ka shumë për të fituar, dhe asgjë për të humbur.

Së pari, takimi është një mundësi që Putini të shihet në një pozitë të barabartë me presidentin amerikan. Pamja e dy fuqive të mëdha, që takohen për të vendosur fatin e botës, është në vetvete një fitore nga perspektiva ruse.

Dhe presidenti amerikan Trump, ka të ngjarë të ketë fjalë shumë më të ngrohta për Putinin, sesa pati për Evropën. Së dyti, Putini dhe këshilltarët e tij mund të kenë mësuar shumë nga takimi Trump-Kim, duke vënë re se tani ata kanë një mundësi të madhe për të marrë lëshime të mëdha, pa pranuar asgjë në këmbim. Dhe Putini, ndodhet në një pozicion edhe më të mirë se sa Kim.

Dhe në fakt, Putini e di gjithashtu se Moska ka shumë pak gjëra, ku mund të lëshojë ndaj Shteteve të Bashkuara. Oferta e vetme e mundshme ruse, do të ishte premtimi për të ushtruar më shumë presion ndaj Iranit për të kufizuar ndikimin e tij në Siri, dhe Lindjen e Mesme më gjerësisht.

Kjo masë, mund të lejojë presidentin amerikan të justifikojë tërheqjen e pranisë ushtarake të SHBA nga Siria – diçka që ai e premtoi që gjatë fushatës. Thuhet se aleatët e Lindjes së Mesme, Arabia Saudite, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, e shtynë presidentin Trump në atë drejtim, me Ukrainën si “qengjin” e sakrifikuar.

Së treti, Rusia ka një listë të gjatë ankesash ndaj Perëndimit. Presidenti Trump, në kritikat e tij ndaj NATO-s dhe Europës, ka sinjalizuar se ai dhe presidenti rus mund të jenë në të njëjtën linjë për disa tema.

Putin ka një listë të gjatë dëshirash:ndalimin e politikës së dyerve të hapura të NATO-s, dhënien fund të pranisë së trupave amerikane në Evropën Perëndimore, zvogëlimin e praninë ushtarake amerikane në vendet baltike, dhe reduktimin e mbështetjes së SHBA-së për Ukrainën, njohjen e aneksimit të Krimesë, dhe heqjen e sanksioneve ekonomike perëndimore mbi Rusinë.

Presidenti Trump, ka treguar se ai mund të arrijë një marrëveshje me Putinin mbi të gjitha këto çështje. Së fundmi, Putini madje mund të bindë presidentin amerikan se Rusia duhet të ketë një fuqi vendimmarrëse, mbi të ashtuquajturën “lagjen e saj të afërt”.

Tek e fundit, mund t’i thotë Trumpit, si do të ndihej nëse Rusia do të niste dërgimin e ndihmave ushtarake ndaj Meksikës? Nëse Trump do të binte dakord, kjo do t’i jepte de fakto Rusisë atë që e ka dëshiruar që nga rënia e Bashkimit Sovjetik: një sferë influence, të miratuar nga Perëndimi. Ky rezultat do të ishte edhe më i rrezikshmi, pasi ai do të ftonte agresionin ushtarak rus në Azinë Qendrore, Ballkan dhe gjetkë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit