Të moshuarit ia vjedhin telefonin që e kishte kujtim nga djali i vdekur: Kjo është porosia e tij!

Mos i humb

Festa e pavarësisë së Kosovës u shndërrua në dhimbje, për një të moshuar i cili kishte dalur për të festuar në sheshet e Prishtinës, ashtu si çdo qytetarë tjetër. Atij i është vjedhur një telefon, të cilin e kishte kujtim nga djali që i kishte vdekur kohë më parë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vet ky qytetar me inicialet L.K, i cili po ashtu ka premtuar kompensimin e atij telefoni me një të ri nëse dikush arrin ta gjejë për t’ia kthyer.

“Pëshëndetje, miqësia ime! Deshta me nda një hall me ju. Sot isha në Sheshin Nanë Tereza, në Prishtinë prej orës 16-18, për t’festuar dhe më ka humbur një telefon ajfon 6+ kujtim nga djali im i vdekur, Albani! Aty kam fotot dhe kujtime t’shumta, e edhe fotot e varrimit! Është humbje e madhe, por do ta kompensoja me një tel të ri, ate që e ka gjetur dhe ma këthen! Me respekt”, ka shkruar ai në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”, postim ky i shpërndarë nga më tepër se 400 përdorues të këtij rrjeti, në shenjë solidarizimi dhe përkrahje.

Ndryshe, për nder të dhjetëvjetorit të pavarësisë sheshet e kryeqytetit kanë qenë të stërmbushura. Sipas raportimeve në media, mbrëmë kanë qenë rreth 300 mijë qytetarë që kishin dalur për të festuar./gazetalajmi

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit