Haradinaj: Seanca për Demarkacionin të mërkurën ose të enjten

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë, bëri të ditur se Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës të tërhiqet nga procedurat e Kuvendit projektligji i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin i Zi.
Ndërkohë ka shtuar kryeministri Haradinaj se tërheqja e ligjit të vjetër për demarkacionin duhet të nodhë për shkak të marrëveshjes së re për demarkacionin të arritur ndërmjet presidentit të Kosovës dhe Malit të Zi.

Për më tepër kryeministri tha se gjatë ditës, Kuvendit do t’i dërgohet aneks-marrëvesheja e arritur mes dy presidentëve.

Haradinaj ka thënë se seanca e Kuvendit mund të thirret nesër ose pasnesër.

“Brenda ditës jemi gati për senacë Ka gjasa që nesër të thirret seancë ose pasnesër , sepse nuk kemi më kohë”, është shprehur kryeministri Haradinaj

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë abstenuar për propozimin që marrëveshja të tërhiqet nga Kuvendi. Kosova Post/A.H

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit